pic

Rreth nesh

Historia jonë

Indrit Gjuzi themeluesi i Indrit Gjuzi ® e filloi karrierën në vitin 2010 në moshën 16 vjeçare ku hyri për herë të parë në botën e bukurisë.
U rrit me hapa të shpejtë në këtë industri duke u bërë një stilist flokësh viral duke arritur deri në ditët e sotme si zotërues i Indrit Gjuzi ® Hair Salon, Indrit Gjuzi ® Shop and Indrit Gjuzi ® Haircare.

Indrit Gjuzi ® Hair Salon hapur në Mars të vitit 2016 , është një nga sallonet më të mëdhenj dhe luksozë në Tiranë, i specializuar në ofrimin e trajtimeve dhe lyerjeve të flokëve. Duke synuar tregun global Indrit Gjuzi ® Hair Salon do të jetë së shpejti i lokalizuar ndërkombëtarisht.

Indrit Gjuzi® Shop është një website më vete dedikuar përkujdesjes së flokut, i cili ofron një larmishmëri produktesh për femra & meshkuj. Si një nga website-et lider online në fushën e përkujdesjes për flokun, i kushtohet një rëndësi e veçantë cilësisë dhe operohet me Brandet kryesore botërore. Rreth çdo gjëje është në dispozicion një staf i trajnuar për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje.

Indrit Gjuzi ® Haircare është një linjë për përkujdesjen e flokëve nga Indrit Gjuzi, e krijuar në vitin 2021.Produkti i parë i krijuar është Indrit Gjuzi ® Nourishing Hair Oil një leave-in për çdo lloj floku. Cilësia dhe përbërësit e produkteve janë shumë të rëndësishme , ndaj krijimi i Indrit Gjuzi ® Nourishing Hair Oil erdhi si rezultat i punës me formulat dhe ekipet më të mira kërkimore. Duke planifikuar zgjerimin e linjës me produkte të reja Indrit Gjuzi ® Haircare do të vazhdojë punën e përkushtuar për të sjellë më të mirën.